Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm në Maqedoni të Veriut/ Sizmologu qetëson qytetarët: Janë lëkundje të zakonshme, nuk paraqesin rrezik

11 Nëntor 2020, 20:50 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm në Maqedoni të Veriut/ Sizmologu

TIRANË– Sizmologu Rrapo Ormeni, ka folur rreth tërmeteve që u regjistruan ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut ku dhe shkaktuan disa dëme në rrugë dhe dëme materiale por jo të lënduar. I ftuar në “Ftesë në 5”, Ormeni, sqaron se lëkundjet e sotme nuk kanë lidhje me tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të viti të kaluar. Sipas tij këto janë lëkundje të zakonshme, që nuk paraqesin rrezik. Ai ka qetësuar qytetarët duke thënë se në ditët në vijim do të ketë pasgodtje, por që sipas tij do të jenë me magnitutë të ulët.

“Janë tërmete të zakonshëm, nuk kanë rrezik, është më e qetë energjia që çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve. Ky nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit. Njerëzit nga ndjesia e tërmetit të nëntorit ët kaluar krijon ndjesinë e frikës, por për vetë faktin se kemi dy tërmete të njëjtit nivel, tregon se do të kemi pasgoditje të tjera në ditët në vijim, por do të jenë të një magnitude më të ulët.”- tha ai.

4 tërmete janë regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave një tërmet me magnidutë 5.5 të shkallës Rihter ka lëkundur vendin gjatë orës 04:54 të mëngjesit të sotëm, ku epiqendra ka qenë në jug-perëndim të Gostivarit.  Mesditën e sotme në rajon po ashtu janë regjistruar edhe dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitutë 5 dhe 5.1 gradë të shkallës rihter, me epiqendër ku në qytetin e Gostivarit,  janë ndjerë në Shqipëri në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Dy tërmetet u regjistruan përkatësisht në orën 15:25 dhe 15:54.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrapo ormeni termeti ne maqedonine e veriut rrapo ormeni termeti ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll