Aktualitet

Pasojat e tërmetit në Maqedoninë e Veriut/ Çahen shtëpitë në Peshkopi, gurët shkëputen nga shkëmbi dhe bllokojnë rrug

11 Nëntor 2020, 20:02 Nga DOSJA
Pasojat e tërmetit në Maqedoninë e Veriut/ Çahen

DIBËR– Rruga Dibër-Mavrovë është bllokuar për disa orë për shkak të shembejs së gurëve që kanë rënë si pasojë e tërmetve të njëpasnjëshme  që tronditën ditën e sotme Maqedoninë e Veriut.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Abcneës për shkak të lëkundjeve të mëdha gurë të mëdhenj dhe shkëmbinj kanë rënë duke bllokuar rrugët për më shumë se një orë.

Mësohet se për shkak të lëkundjeve ka pasur disa plasaritje dhe çarje muresh në fshatrat e Peshkopisë që janë në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut. për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

4 tërmete janë regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave një tërmet me magnidutë 5.5 të shkallës Rihter ka lëkundur vendin gjatë orës 04:54 të mëngjesit të sotëm, ku epiqendra ka qenë në jug-perëndim të Gostivarit.  Mesditën e sotme në rajon po ashtu janë regjistruar edhe dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitutë 5 dhe 5.1 gradë të shkallës rihter, me epiqendër ku në qytetin e Gostivarit,  janë ndjerë në Shqipëri në qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Dy tërmetet u regjistruan përkatësisht në orën 15:25 dhe 15:54.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termeti ne maqedonine e veriut termeti ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll