Aktualitet

Pas hekurave për vrasjen e të bijës, Gjykata refuzon kërkesën e Faik Bucit për lehtësim mase: Do rrijë në burg sepse mu

11 Nëntor 2020, 19:19 Nga DOSJA
Pas hekurave për vrasjen e të bijës, Gjykata refuzon

TIRANË– Gjykata ka refuzuar kërkesën e Faik Bucit, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në një masë më lehtësuese. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Buci që dyshohet si urdhërues i vrasjes së vajzës së tij Eglantina Buci, ngjarja e ndodhur në vitin 2012, kërkoi lehtësimin e masës arrest me burg. Kjo kërkesë u refuzua nga Gjykata me argumentin se Buci mund të zhdukte provat dhe mund të zhdukë dëshmitarë.

Kështu, në përfundim të seancës, togat e zeza morën vendimin ta linin sërish në burg babain e viktimës.

Vrasja e Eglantina Bucit u zbardh 8 vite pas vdekjes së saj. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua babai i saj, Faik Buci. Ndërkohë në qeli është edhe Shkëlzen Buci, vëllai i saj. Familja e viktimës nuk e pranonte lidhjen e saj me një djalë, duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes dhe për këtë aryse e vranë.

Detaje tronditëse për këtë ngjarje ka treguar edhe një bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje. Ai shprehet se vëllai Shkëlzeni e ka qëlluar me një plumb në faqe të motrën në Malin me Gropa. Sipas tij më pas Shkëlzeni ka telefonuar të atin dhe i ka thënë se e kreu punën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eglantina buci faik buci zbardhet vrasja e eglantina bucit eglantina buci faik buci zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll