Aktualitet

Ishte planifikuar të zhvillohej në Romë, Kraja mbledh prokurorët online, tre orë takim me drejtorin e Antimafias italiane C

11 Nëntor 2020, 18:47 Nga DOSJA
Ishte planifikuar të zhvillohej në Romë, Kraja mbledh

TIRANË– Kreu i SPAK, Arben Kraja ka zhvilluar një takim online me drejtorin e Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorizmit (DNA) të Republikës së Italisë, Federico Cafiero de Raho.

Për tre orë me radhë, Kraha dhe De Raho, në prezencën e prokurorëve të Drejtorive Rajonale Antimafia e Antiterrorizmit në Itali, prokurorë të SPAK, dhe drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajanaj, u diskutua për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në takim, sipas njoftimit të bërë nga vetë SPAK, u theksua se pas nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit”, ndërmjet DNA dhe SPAK (nënshkruar në Romë me 7 Shkurt 2020) ka patur rritje të ndjeshme të bashkëpunimit, janë krijuar disa skuadra të përbashkëta hetimore (JIU) nën drejtimin e EUROJUST, si dhe është rritur shumë shkëmbimi i informacioneve dhe provave në kohë reale, duke kontribuar në rritjen e efektivitetit të ndjekjes penale në rastet e luftës kundër krimit të organizuar transnacional, në Itali dhe në Shqipëri.

Në përfundim u konkludua se kjo përvojë e deritanishme duhet të vazhdojë, të shtohen kontaktet dhe shkëmbimi informacionit si dhe rastet e hetimeve të përbashkëta, duke vlerësuar si prioritet jo vetëm dënimin e personave që kryejnë këto vepra penale me rrezikshmëri të lartë, por dhe evidentimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve që janë krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal.

Takimi i përbashkët ishte planifikuar të zhvillohej në Romë, por për arsye të situatës të krijuar nga pandemia Covid-19, u zhvillua online, në një platformë të çertifikuar dhe të sigurtë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraha cafiero de raho federico cafiero de raho arben kraha cafiero de raho federico cafiero de raho

Sondazh

Poll