Aktualitet

Mesazh me tritol biznesmenit që po ndërton në Dhërmi, ‘konkurenca’ i vendos lëndën plasëse në hyrjen e hotelit, auto

11 Nëntor 2020, 13:07 Nga DOSJA
Mesazh me tritol biznesmenit që po ndërton në Dhërmi,

VLORË– Një biznesmen me inicialet V.M., ka marrë një mesazh me anë të një sasie të konsiderueshme tritoli. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dhërmi, pikërisht aty ku biznesmeni po ndërton një hitel.

Gazetari Elton Qyno shkruan se ky mesazh dyshohet të jetë bërë nga konkurentë të biznesmenit, dhe që operon në të njëjtën zonë. ‘Konkurenti’ në fjalë ka dërguar disa persona që kanë përdorur një automjet të llojit ‘Ford Focus’ për të vënë lëndën plasëse në hyrje të hotelit që është në ndërtim e sipër në Dhërmi.

Autorët, pasi e kanë kryer porosinë, janë larguar që aty, janë djegur mjetin dhe janë zhdukur pa gjurmë. Makina me targa ‘AA 428 DS’ u gjet e djegur buzë rrugës Dhërmi-Lilias, mesnatën e kaluar.

Mjeti është i vjedhur dhe target gjithashtu, që rezultojnë se ajnë marrë në Durrës. Për shkak të djegies, makinës nuk i është identifikuar plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Pritet larja e kësaj pjesë me qëllim zbulimin e numrit të shasisë së mjetit. Në afërsi të makinës, në momentin kur ka shkuar policia dhe zjarrfikëset nga Himara, nuk ka pasur asnjë person dhe mjeti ishte braktisur totalisht.

Nga ana e policisë së Vlorës, nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina ne himare himarë mesazh me tritol biznesmenit ne dhermi tritol hotelit ne dhermi digjet makina ne himare himarë mesazh me tritol biznesmenit ne dhermi tritol hotelit ne dhermi

Sondazh

Poll