Aktualitet

E PLOTË/ Mjeti që u dogj në Himarë u përdor për t’i vendosur tritol një hoteli në Dhërmi, konkurenca i dërgoi mesazh

11 Nëntor 2020, 17:22 Nga DOSJA
E PLOTË/ Mjeti që u dogj në Himarë u përdor për

VLORË– Automjeti i llojit “Ford Focus”, që u gjet i djegur mesnatën e kaluar në Himarë, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale. Gazetari Elton Qyno shkruan se mjeti i djegur dyshohet se u përket personave që kanë marë pjesë në një ngjarje kriminale të ndodhur në fshatin Dhërmi.

Konkretisht bëhet fjalë për një ngjarje që po mbahet e fshehtë nga policia. Siç shkruan dhe Qyno, mesnatën e kaluar një hoteli që i përket një biznesmeni me inicialet V.M., që po ndërtohet në Dhërmi i është vënë një sasi e konsiderueshme tritoli, por kjo gjë nuk është bërë publike. Pas vendosjes së lëndës plasëse, autorët kanë hipur në automjetin ‘Ford Focus’ dhe janë nisur në anë të rrugë Dhërmi-Lilias, ku dhe e kanë djegur makinën.

Targat e automjetit janë vjedhur në qytetin e Durrësit, por për shkak të djegies, makinës nuk i është identifikuar plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Pritet larja e kësaj pjesë me qëllim zbulimin e numrit të shasisë së mjetit. Në afërsi të makinës, në momentin kur ka shkuar policia dhe zjarrfikëset nga Himara, nuk ka pasur asnjë person dhe mjeti ishte braktisur totalisht.

Shkak për tritolin e vendosur në Dhërmi, dyshohet të jetë bërë konkurenca.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhermi digjet makina ne himare himarë dhermi digjet makina ne himare himarë

Sondazh

Poll