Politike

Gjon Fusha infektohet me COVID, KLP vendos një prokuror të përkohshëm në Gjirokastër

11 Nëntor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Gjon Fusha infektohet me COVID, KLP vendos një prokuror të

GJIROKASTËR– Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi ka njoftuar se Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit në Gjirokastër është infektuar me COVID-19. Gjon Fusha, i cili është përkohësisht në këtë pozicion, nuk mund të paraqitet në punë pasi është me koronavirus. Në këtë pozicion është caktuar Henkrik Haxhiraj.

Vendimi:

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, sot paradite, Kryetari i Këshillit të Lartë  të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi ka thirrur një mbledhje urgjente për miratimin i projektvendimit për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.Për shkak të gjendjes shëndetësorë (infektim me virusin COVID 19) z. Gjon Fusha i caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër për periudhën nga data 16.10.2020 – 15.01.2021,  e ka të pamundur të paraqitet në punë dhe të ndjekë proceset gjyqësore, gjë e cila sjell vështirësi në funksionimin e prokurorisë pasi ai aktualisht është prokurori i vetëm në atë prokurori.Në këtë situatë, me qëllim funksionimi pa ndërprerje të punës së prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Henrik Haxhiraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër për një afat një mujor nga data 11.11.2020 – 10.12.2020 pasi plotëson kushtet e përcaktuara në ligj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjon fusha me covid henrik harxhiraj gjon fusha me covid henrik harxhiraj

Sondazh

Poll