Politike

NXJERR LAJMET! Rama nuk heq dorë nga shembujt: Ja në Itali, presin ambulancat, nuk rrinë në to. Ua ka dhënë Luli llokum…

11 Nëntor 2020, 11:28 Nga DOSJA
NXJERR LAJMET! Rama nuk heq dorë nga shembujt: Ja në Itali, presin

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur me dhënien e shembujve nga bota lidhur me përballimin e situatës së pandemisë së koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se jashtë nuk kanë vende në spitale, por nuk kanë as ambulanca për të transportuar pacientët e sëmurë.


PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Kryeministër në vend të pamjeve nga ERTV, a nuk do të ishte më mirë që në spitale të futej media që ka si mision informimin e COVID? Është i përfshirë tek paketa pacientët që trajtohen në shtëpi?

Rama: Ka ndodhur dhe më parë që kanë hyrë mediat. Nuk shkohet si në të tjera vende. Mjafton që të bëhet kërkesa, të merret në konsideratë kërkesa.  Sa i përket strategjisë, në momentin që do të jemi gati do ta publikojmë. Në fillim në valën e parë, na thuhej hidhni të gjitha çfarë keni. Po ta kishim bërë atë, nuk do ta kishim atë kapacitet. Askush nuk e di sa do zgjasë kjo luftë. 

PYETJE: Kemi parë që ka një trend rritës të rasteve të prekura, tamponët që po vonojnë deri në 2 javë, a keni marrë masa? Sot kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja, a mendoni se trendi do të jetë negativ, do të keni gati një paketë të tretë?

Rama: Së pari, është mirë ta keni parasysh që askund nuk kemi parë që të kemi frenim ose ulje të numrave. Bie teoria e testo se kështu them unë. Testimet i bën ekspertiza. Qeveria nuk bën testime. Është shumë e thjeshtë, njerëzit duhet ta kenë parasysh. Kjo është ana e mirë në këtë të keqe të madhe. Ky këtu është parkingu i madh i Monzës, lajmi është 10 nëntor 2020, është check-pointi i spitalit. Ky këtu është Milano, ja ambulanca dhe zgjatja e qëndrimit në ambulancë. Ja Torino, rreshti i ambulancave. Është edhe me ilustrim, i marrim dhe nuk presin as 1-3 orë por i nisin lart e poshtë në vend të tjera. 5 nëntor. Ka edhe më keq akoma. Milano, se u bëmë ne të bëjmë dhe punën tuaj. Kjo e datës 9 shikoni këtu. Jo të presin në ambulancë, por presin ambulancat për urgjenca. S’ka mjaftueshëm. Mbase kjo i ka ndikuar kolegët tuaj që thoshin s’ka vend në spital. Ose këtë ka lexuar Luli kur është zgjuar dhe ua ka dhënë ju llokum, dhe iu e keni ngrenë. Për vonesat përgjigjet ministrja. 

LAJMI KRYESOR/ Paketë e 3-të ekonomike për COVID-in! Rama s’kursehet ndaj opozitës: Neveri për ju! Vaksina do jetë falas, u mbyllëm sepse infektohemi në ‘party’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020 edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020

Sondazh

Poll