Aktualitet

“Shpjegimi i Goliku-ut”/ Flirti politik online Samir Tahiri-Artan Lame

21 Prill 2019, 11:26 Nga DOSJA
“Shpjegimi i Goliku-ut”/ Flirti politik online Samir Tahiri-Artan

TIRANË- Pasi drejtori i ri i Angjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i bëri një shpjegim në vend të urimit për emrin e djalit të sapolindur, Saimir Tahiri, ia kthen shkeljen e syrit. Një flirt politik online, mes një të përjashtuari nga Rilindja dhe një drejtuesi jo shumë të kënaqur për detyrat që I kanë dhënë.

Nisi të premten, kur lajmi për lindjen e djalit të dytë të ish-ministrit të Brendshëm pushtoi faqet rozë të mediave. Me një status në Facebook, Artan Lame ngopi me informacion për Golikun, urinë e kuriozëve për emrin e veçantë. Ishte një himnizim i emrit, që Artan Lame, i njohur si studiues dhe promovues i historisë, gjeografisë dhe trashëgimisë shqiptare, ia kishte kursyer edhe Zaho Ramës 5 vjet më parë.

Pasi kaloi dehjen e ardhjes së lumtur, postimi i parë që bëri Tahiri, ishte falenderimi për Lamen. A është evëtm një flirt që duhet të bëjë xheloz Kryeministrin, apo një marrëdhënie më e ngushtë që duhet ta trembë? Për këtë duhet të presim, të paktën fundin e gjyqit të Tahirit. Siç ka premtuar, atëherë do të flasë dhe do të veprojë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame goliku djali i tahirit saimir tahiri artan lame goliku djali i tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll