Aktualitet

Turisti i huaj “befasohet” kur sheh kamionin me kashtë, i dërgon videon policisë, merr falenderime

21 Prill 2019, 11:45 Nga DOSJA
Turisti i huaj “befasohet” kur sheh kamionin me kashtë, i

KORÇË- Një turist është çuditur, pasi ka parë një kamion me kashtë që kolovitej sa majtas djathtas nga pesha në një rrugë në Korçë dhe më pas ka njoftuar Policinë, ku ia ka nisur edhe një video. Parakalimi i atij mjeti ishte shumë i rrezikshëm.

Ndërsa, Policia e ka përshëndetur këtë akt të vizitorit të huaj dhe ka marrë masat, duke e gjobitur kamionistin, por dhe duke sensibilizuar opinionin se sa i rëndësishëm është denoncimi i këtyre rasteve.

Në njoftimin e policisë tghuhet se:  “përditë e më shumë qytetarët shqiptarë bashkëpunojnë e besojnë tek Policia duke adresuar shqetësimet dhe paligjshmërinë. Mes tyre edhe shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm dhe me aktivitet në Shqipëri, apo turistë bëhen partnerë me Policinë e Shtetit.

Një qytetar i huaj, vizitor në vendin tonë pas videos së dërguar shkruan:

“Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës” Ndërhyni ju lutem…”

Policia Rrugore duke e falënderuar “Qytetarin e javës” për sigurinë rrugore, po publikon masën administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundravajtës. Posta Shqiptare ia dërgoi gjobën drejtuesit të mjetit në adresë.”

KorçëKontributi për sigurinë e jetës në rrugë, detyrë qytetare.Përditë e më shumë qytetarët shqiptarë bashkëpunojnë e besojnë tek Policia duke adresuar shqetësimet dhe paligjshmërinë. Mes tyre edhe shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm dhe me aktivitet në Shqipëri, apo turistë bëhen partnerë me Policinë e Shtetit.Ata nuk mbeten vetëm në konstatime apo ne bërjen e fotove e të videove.Komisariati Dixhital, adresat zyrtare të Policisë së Shetit në rrjetet sociale u japin mundësinë që të perdorin teknologjinë dixhitale për të sinjalizuar anomalitë dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë urbane, inter-urbane apo rurale të drejtuesve të mjeteve.Një qytetar i huaj, vizitor në vendin tonë pas videos së dërguar shkruan: “Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës ?” Ndërhyni ju lutem…”Policia Rrugore duke e falënderuar “Qytetarin e javës" për sigurinë rrugore, po publikon masën administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundravajtës.Posta Shqiptare ia dërgoi gjobën drejtuesit të mjetit në adresë.Së bashku mund ta bëjmë rrugën më të sigurtë!Qellimi është që çdo drejtues mjeti të mbërrijë e/i sigurtë në destinacion??

Posted by Policia e Shtetit on Sunday, 21 April 2019

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kamioni me kashte korce policia e korces turisti ne korce kamioni me kashte korce policia e korces turisti ne korce

Sondazh

Poll