Aktualitet

Sulmet në Sri Lanka/ Meta: Shokuese, terroristët përdorin fenë për qëllimet e tyre

21 Prill 2019, 12:21 Nga DOSJA
Sulmet në Sri Lanka/ Meta: Shokuese, terroristët përdorin

TIRANË- Pas  6 shpërthimeve në Sri Lanka, ku deri më tani raportohet për 190 të vdekur, ka reaguar presidenti i vendit, Ilir Meta. Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se terroristët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike. 

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike.  Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve.

6 shpërthime të njëpasnjëshme me eksploziv kanë ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmshme në Sri Lanka në 3 hotele dhe 3 kisha, ku qindra persona mbetën të vrarë. Dyshohet se ishin sulme terroriste.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 shpërthime në sri lanka ilir meta përgjaken pashket 6 shpërthime në sri lanka ilir meta përgjaken pashket

Sondazh

Poll