Aktualitet

Festa e Pashkëve katolike/ Mesazhi i Papa Françeskut: Shpresat s’duhet të varrosen kurrë

21 Prill 2019, 10:59 Nga DOSJA
Festa e Pashkëve katolike/ Mesazhi i Papa Françeskut: Shpresat

VATIKAN-Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve të krishterë në natën e Pashkëve që të mos humbin shpresën. Njeriu nuk duhet të shikojë vetëm problemet, sepse ato nuk do të përfundojnë kurrë.

Lutemi për mëshirë dhe nuk duhet të dorëzohemi para një deti problemesh, nuk duhet të humbim shpresën në malin e mëkateve, mosbesimit dhe frikës. Ishte ky mesazhi i Papa Françeskut në meshën e tij të mbajtur në Vatikan, me në natën e festës së Pashkëve.

Mesha u mbajt me rastin e festimit të ringjalljes së Krishtit, që sipas besimit katolik shënon ringjalljen dhe fitoren e jetës ndja vdekjes. Papa në fillim të meshës parakaloi me një qiri nëpër katerdralen e madhe në Petersdom. Më pas nga një qiri ndezën edhe të tjerët. Më në fund u ndezën edhe dritat e mëdha.

Pashkët japin shpresë për një botë më të mirë, tha Papa. Shpesh na duket se hapat që ndërmarrim nuk do të na çojnë kurrë në qëllimin e paramenduar, se zhgënjimet mbizotërojnë shpresat, tha 82-vjeçari. Por vetëm mosbesimi është ai që pengon rrugën e shpresës.

Shpresat nuk duhet të varrosen kurrë

“Nëse njeriu lejon që gjërat e këqija të mbizotërojnë dhe e keqja të mos ndalet kurrë, atëherë mund të besohet se vdekja është mbi jetën, atëherë shndërrohemi në krijesa cinike kur na drejton mungesa sëmurë e guximit. Gurë mbi gurë krijohet në ne një kala e pakënaqësisë dhe varr i shpresës.” Papa bëri thirrje që të mos varrosim kurrë shpresën. Këtë na mëson historia e Krishtit. Duhet të synojmë shoqërinë në vend të ndarjeve, besimin në vend të frikës, shpresën në vend të zhgënjimit.

Urbi et Orbi”

Pashkët janë festa qendrore e të krishterëve në mbarë botën. Çdo vit mblidhen në Romë me qindra mijëra besimtarë për të festuar ringjalljen e Krishtit. Papa Françesku të dielën mbanë edhe fjalimin e tij tradicional me rastin e Pashkëve Urbi et Orbi, në sheshin qendror, të stolisur këtë vit me 55.000 lule. Edhe këtë të dielë në Vatikan dhe kishat e afërta janë mledhur me dhjetëra mijëra besimtarë, për të festuar Pashkët./Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mesazhi i papa franceskut papa françesku pashket katolike mesazhi i papa franceskut papa françesku pashket katolike

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2019, 08:16

Sot Pashkët Katolike, si festohen në Shqipëri

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e ...