Aktualitet

Kontrata 240 mijë euro në vit, ja si Rama paguan miqtë e tij më paratë e shqiptarëve

21 Prill 2019, 11:07 Nga DOSJA
Kontrata 240 mijë euro në vit, ja si Rama paguan miqtë e tij

TIRANË- Kalimi i Drejtorisë së Transportit Rrugor tek Tirana Logistic Park është vërtetë një vendim i paarsyetueshëm. Duke patur zyrat e veta, institucioni shtetëror largohet në zyrat private duke paguar 20 mijë dollarë në muaj. Po ku po i çon Qeveria paratë tona? Kush janë pronarët e Tirana Logistic Park?

Siç mund ta shihni nga ekstrakti i depozituar në QKB, ky biznes është pronë e 3 kompanive, Balfin SHPK, AAEF dhe ALB-STAR sh.p.k.. Balfin Group me 64.41 për qind të aksioneve,  është I njohur për publikun si pronë e biznesmenit më të madh në vend Samir Mane, AAEF me 18.49 për qind është Fondi Shqiptaro – Amerikan i ndërmarrjeve, i drejtuar nga Michael Granoff dhe ALB-STAR me 17.1 për qind është kompani shqiptare e me administrator dhe ortak të vetëm Sadik Ismailaj.

Siç duket qartë, maxhorancë absolute e Tirana Logistic Park është Samir Mane, i njohur për influencën vendimmarrëse tek Kryeministri, një nga ata që janë përfshirë në listën e oligarkëve,  grupit të vogël që kontrollon ekonominë dhe politikën. Vendimi i Qeverisë pra, për t’i paguar 20 mijë euro, është i diktuar nga një grup i fortë ekonomik. Nëse ky është deduksion, fakti është që 20 mijë euro në muaj, ose 240 mijë euro në vit që u merren shqiptarëve si taksa, do t’i paguhen një biznesi të madh.

Në 23 nëntor 2018, Edi Rama deklaronte me krenari se e hoqi OSHEE nga zyrat private, në pallatin e Ylli Rakipit, për ta çuar në ndërtesën shtetërore (shiko videon). Ajo kontratë ishte bërë kur OSHEE ishte CEZ, pra ishte një kompani private çeke. Për ndërtesën e re të OSHEE u shpenzuan mbi 5 milionë euro përsëri nga tarifat e energjisë, përfitimi i kompanisë publike do të ndihet pas 10 vjetësh. Ndërsa, këtu është e kundërta, një drejtori publike, e cila nuk ka statusin e Shoqërisë Aksionere, heq dorë nga zyrat e shtetit, për të paguar tek privati.

Kështu 20 mijë euro çdo muaj që dalin direkt nga buxheti i Shtetit (lexo nga xhepat e shqiptarëve) do të shkojnë për një nga bashkëpunëtorët e Kryeministrit që dikur bënte sikur po kursente paratë e shqiptarëve, duke ia hequr kontratën kritikuesit të tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e transportit rrugor edi rama saimir mane taksat e shqiptareve tirana logistic park drejtoria e transportit rrugor edi rama saimir mane taksat e shqiptareve tirana logistic park

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2019, 08:16

Sot Pashkët Katolike, si festohen në Shqipëri

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e ...