Aktualitet

U hodh dje nga spitali Infektiv, nuk mbijetoi dot. Ndërron jetën 69-vjeçari nga Fieri, familjarët: Ishte rëndë, nuk iu bë

11 Nëntor 2020, 07:19 Nga DOSJA
U hodh dje nga spitali Infektiv, nuk mbijetoi dot. Ndërron jetën

TIRANË- Një ditë pasi vendosi që t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga lartësia, pacienti 69-vjeçar nga Fier ka ndërruar jetë. Mësohet se i infektuari nga pandemia e koronavirusit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Nipi i viktimës ka deklaruar se 69-vjeçarit nuk ishte bërë tamponi, edhe pse po kurohej për Covid-19 tek Infektivi, ndërsa djali i tij nga Gjermania tregoi se kur kishte  komunikuar në telefon me të atin, i ka kishte konfirmuar se ishte në gjendje shumë të rëndë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30, kohë kur pacienti kishte dalë nga dhoma e tij në korridor për t’u hedhur më pas nga kati i dytë. 69-vjeçari u gjet me shenja jete por nuk ia ka dalë që t’i mbijetojë plagëve të marra. 69-vjeçari, ishte shtruar para dy ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa mësohet se vinte nga një familje e qetë pa probleme ekonomike dhe familjare.

Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes së pacientëve me COVID-19 në Shqipëri. Tre rastet e tjera janë shënuar tek “Sanatoriumi”, ku i pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça.  Pas tij, vendosi që t’i jepte fund jetës edhe 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Ndërsa rasti i tretë ishte Preng Gjonaj, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë.

(k.m..dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hidhet pacienti nga infektivi koronavirusi ne shqiperi hidhet pacienti nga infektivi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll