Aktualitet

20 vetë në furgonin për 12 vetë, policia ‘ndëshkon’ shoferin në Dibër

21 Prill 2019, 10:22 Nga DOSJA
20 vetë në furgonin për 12 vetë, policia

DIBËR- Një furgon për transportin publik u ndalua dhe u gjobit nga policia Rrugore e Dibrës me 10 mijë lekë, ndërsa iu pezullua leja e drejtimit  për 6 muaj.

Kanë qënë banorët ata që kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit, i cili transportonte mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona, për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara, kjo është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.

Njoftimi i policisë Dibër:

Jo vetëm nga qytetet dhe zonat urbane, njoftimet ?dhe telefonatat…?, por edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.

Të transportosh mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona për më tepër në rrugë tëvështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

OASH e ka ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore. 

Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo në zonat malore apo rurale. 

“Sheh diçka , thuaj diçka”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet shoferi ne diber policia e dibres gjobitet shoferi ne diber policia e dibres

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2019, 08:16

Sot Pashkët Katolike, si festohen në Shqipëri

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e ...