Sport

Starton kampionati i U-21, një mundësi më tepër për futbollistët e rinj

10 Nëntor 2020, 11:05 Nga DOSJA
Starton kampionati i U-21, një mundësi më tepër për

TIRANE – Sot, futbolli shqiptar do të nisë një kampionat të ri, atë të Kategorisë Superiore U-21, një veprimtari thuajse e harruar prej dekadash të tëra. Për të ndihmuar futbollistët e rinj, FSHF këtë sezon i ka detyruar klubet elitare të riformatojnë këto skuadrat, të cilat do të zhvillojnë midis tyre edhe kampionatin e kësaj grupmoshe.

Presupozohet, se gjatë garës së këtij kampionati, klubet elitare do të kenë mundësi të aktivizojnë më tepër futbollistët rinj në skuadrat e tyre, duke siguruar edhe një mundësi tjetër futbollistëve të talentuar që të shprehin dhe rrisin aftësitë e tyre sportive.

Java e parë e kampionatit të Superiores për U-21, ku marrin pjesë 12 skuadra, ka krijuar përballje interesante, teksa Tirana do të udhëtojë drejt Ballshit për t’u ndeshur me Bylisin, Teuta pret Vllazninë, ndërsa Kukësi luan ndaj Apolonisë.

Ja kalendari i ndeshjeve të kampionatit U-21 të Superiores, ndeshje të cilat do të luhen në orën 14:00:

Kukësi-Apolonia

Bylis-Tirana

Laçi-Dinamo

Teuta-Vllaznia

Shënkolli-Football Republic

Akademia e Futbollit-Kastrioti

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kampionati i u-21 marrin pjese 12 skuadra skuadrat elitare fshf kampionati i u-21 marrin pjese 12 skuadra skuadrat elitare

Sondazh

Poll