Aktualitet

Si kurohet Covid-19 në Spanjë? Sallabanda: Shkon maksimumi 900 euro dhe pjesa më e madhe rimbursohet, në Shqipëri po i shka

10 Nëntor 2020, 21:48 Nga DOSJA
Si kurohet Covid-19 në Spanjë? Sallabanda: Shkon maksimumi 900 euro

TIRANË– Mjeku Kita Sallabanda është shprehur se në Spanjë mjekimi i Covid-19 kushton shumë më pak se në Shqipëri dhe bëhet me medikamentë të thjshta si paracetamol e vitamin, pjesa më e madhe e të cilave rimbursohen nga shteti.

Në një lidhje me Covid-19, Sallabanda tha se në total mjekimi i një pacienti shkon diku tek 900 euro dhe një pjesë e saj rimbursohet. Mjeku shqiptar që punon në Spanjë tha se në Shqipëri është e gabuar skema e trajtimit, pasi i ngarkojnë pacientët me anti-viralë dhe anti-biotikë, duke u shkatërruar shëndetin dhe ekonominë, gjithashtu.

Kam familjarë të mitë dhe i kam trajtuar me paracetamol dhe ibuprofen. Kam parë skemat e mjekëve që përdorin antibiotikë dhe anti-viralë me kile që nuk kanë asnjë lloj efekti. Pak a shumë shkon 900 euro në total në Spanjë. Ne eliminojmë shumë nga ato shtesat që janë në skemën e trajtimit në Shqipëri, që kushtojnë shumë. Dhe shumë prej këtyre medikamentëve rimbursohen nga shteti. Konkretisht kam një të afërmin tim të sëmurë që i kam sugjeruar mjekun Tritan Kalo. Ai i ka dhënë një recetë të thjeshtë me vitamin dhe paracetamol fillimisht, të tjerat vijnë me kohën sipas simptomave. Në Shqipëri, me atë skemë mjekësore po shkatërrohet shëndeti dhe ekonomia njëkohësisht,”– tha Sallananda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kita sallabanda kita sallabanda

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:11

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka a...

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:00

TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe fami...