Aktualitet

Mjeku Ilir Allkja: Shifrat që nxjerr MSH-ja janë të një jave më parë, duan 10 ditë të nxjerrin një përgjigje tampon

10 Nëntor 2020, 21:17 Nga DOSJA
Mjeku Ilir Allkja: Shifrat që nxjerr MSH-ja janë të një jave

TIRANË– Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja, thotë se raportimet ditore për Covid nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë aktuale dhe nuk tregojnë një panoramë të orëve të fundit.

I ftuar në RTVOra, Allkja tha se përgjigjia e tamponit të marrë nga MSH-ja kërkon 7-10 ditë kohë, dhe rrjedhimisht shifrat e sotme u përkasin tamponëve të marrë një javë më parë.

“Numri i raportuar nuk është real jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende me sistem të përparuar dhe të zhvilluar shëndetësor. Numri i infektimeve që janë raportuar sot nuk janë të ditës së sotme dhe as të ditës së djeshme, janë të para një jave ose të 10 ditëve më parë. Përderisa rezultati i testimeve zgjat 7-10 ditë do të thotë se rezultatet që kanë dalë sot nuk janë të ditëve të fundit.Kjo konfirmohet lehtë. Shumë të sëmurëve dhe të dyshuarve ju mohohet testimi, nuk bëhen mjaftueshëm. Nuk testohen për shumë arsye që nga burokracitë deri te stigma. Ka njerëz që ende e kanë për turp të deklarohen se janë prekur nga virusi. Kur realisht kushdo mund të preket dhe sëmuret,”– tha Allkja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir allkja koronavirusi ne shqiperi ilir allkja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:11

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka a...

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:00

TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe fami...