Aktualitet

Si mund të parandalohen vetëvrasjet në spitalet Covid? Alimehmeti: Të izolohen dritaret me kagjella dhe hekura!

10 Nëntor 2020, 18:37 Nga DOSJA
Si mund të parandalohen vetëvrasjet në spitalet Covid?

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se izolimi i dritareve të spitaleve Covid me kangjella dhe hekura mund të parandalojë vetëvrasjet, një fenomen që sot desh u përsërit për herë të katër.  Në një intervistë për Report TV, Alimehmeti tha se spitalet e reja ndërtohen me struktura të tilla, por në mënyrë më të bukur që të mos i ngjajnë burgut.

Mund të jetë një nga masat që duhen marrë. Me arkitekturën modern parashikohen gjithmonë gjëra të tilla, por në një tjetër mënyrë që spitali të mos japë idenë e burgut. Duhen marrë parasysh dhe këto gjëra. Duhen instalime të posaçme sepse ne kemi edhe spitale të ndërtuara para shumë viteve,”– tha Alimehmeti.

Një 69-vjeçar me Covid-19 u hodh mesditën e sotme nga kati i tretë i Infektivit. Ai kishte ardhur dje nga Fieri dhe pas shtrimit në Tiranë kishte marrë vesh që ishte i infektuar me Covid-19. QSUT-ja deklaroi se mjekët po përpiqen ta shpëtojnë, ndërsa ministrja Manastirliu shtoi se nuk i ka munguar ndihma mjekësore, por nuk dinë çfarë e ka shkaktuar pacientin të kryejë këtë akt. Ky është rasti i katërt. Tre të parët janë vetëhedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hidhet pacienti nga infektivi ilir alimehmeti vetëvrasjet tek shefqet ndroqi hidhet pacienti nga infektivi ilir alimehmeti vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:11

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka a...

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:00

TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe fami...