TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka arritur nivelin e duhur.
I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, Alimehmeti foli edhe vetëvrasjet në spitalet ku kurohen pacientët me Covid-19. Epidemiologu tha se kjo gjë ka të bëjë me fenomenin ‘copycat’, që sa më shumë mediat të flasin për diçka, aq më shumë rritet mundësia që edhe pacientët e tjerë të imitojnë të njëjtën gjë në ditët në vijim.
“Kjo duhet parë më gjërë. Vetëvrasjet kanë ndodhur dhe më përpara dhe po ndodhin dhe tani. Duhet të marrim parasysh diçka, ekziston një fenomen që quhet Copycat, sa më shumë flitet nëpër media diçka, aq më shumë rritet risku që ta imitonjë këtë gjë në ditët në vijim dhe sa më shumë të flasim për probleme kaq të rënda dhe ngushëllime shumë familjarëve, duhet të marrim përgjegjësinë të gjithë ne që flasim në media për një rast si vetëvrasja që dikush mund ta imitojë në vijim. Ky është një fenomen që njihet sepse një njeri që është në depresion, nuk i kupton këto fjalë që ne themi. Pra ai sheh aktin dhe ka një risk të madh të ndodhë fenomeni Copycat. E dyta, fillojmë nga terreni. Kemi përgatitur një terren që nga Marsi me një situatë psikologjikisht të rënduar për të gjithë popullatën pa qënë fare i infektuar. Elementi kyç është se ne nxjerrim të gjitha rastet që shkojnë keq, rastet që shkojnë mirë, i themi që janë, por nuk i japim peshën relative që kanë dhe shumica dërmuese e rasteve shërohen dhe shkojnë mirë. Duke qenë se numrat janë shtuar, kjo përqindje sjell numra absolut më të lartë dhe shumë të shtruar në spital,”– tha Alimehmeti
69-vjeçari u hodh mesditën e sotme nga kati i tretë i Infektivit. Ai kishte ardhur dje nga Fieri dhe pas shtrimit në Tiranë kishte marrë vesh që ishte i infektuar me Covid-19. QSUT-ja deklaroi se mjekët po përpiqen ta shpëtojnë, ndërsa ministrja Manastirliu shtoi se nuk i ka munguar ndihma mjekësore, por nuk dinë çfarë e ka shkaktuar pacientin të kryejë këtë akt. Ky është rasti i katërt. Tre të parët janë vetëhedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Covid-i ‘pushton’ shkollat e Korçës, në ditët e fundit infektohen me koronavirus 50 mësues
KORÇË– Vijon të rritet numrin i mësuesve të infektaur me koronavirus në qarkun e Korçës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani ve...
40-vjeçarja që vdiq sot punonte në një prej tyre, mbyllen dy fasoneri në Gjirokastër
GJIROKASTËR– Dy fasoneri të cilat operonin në Gjirkastër janë mbyllur pas vdekjes së 40-vjeçares nga Lazarati. Gruaja e ndjerë ishte punonjëse...
Bashkia e Tiranës kërkon rishikim të Projekt-Buxhetit të vitit 2021 për të ndihmuar bizneset në rast mbylljeje
TIRANË- Bashkia e Tiranës sot në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Admistratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku është diskutu...
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Dibër, policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov, l
DIBËR- 23 vjeçari Indrit Peka banues në Fushë-Lurë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar ditën e sotme. Policia bën të ditur ...
U hoq para dy vitesh, rikthehet në krye të Kadastrës së Shkodrës Genc Berhani
SHKODËR– Genc Berhani, i cili u largua nga posti i Drejtorit të Kadastrës së Shkodrës, kur ALUIZNI u shkri me hipotekën, është rikthyer sërish në kët...
Bilanc i rënduar/ Tetë viktima dhe 563 të infektuar në Shqipëri, mes të ndjerëve dhe një 33-vjeçare nga Lushnja pa sëm
SHQIPËRI– 579 viktima, 12,362 të infektuar aktivë dhe 12,353 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Sh...
Apeli rikthen në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit ka rikthyer në garë për Gjykatën Kushtetuese kandidaten e skualifikuar, Zhaklina Peto.Apeli ka rrëzuar vendimin e d...
Akuzat e PD-së për mugesë testimesh, ISHP-ja: Shqipëria ka numrin më të lartë të tamponëve se Kosova, Maqedonia dhe Mal
TIRANË– ISHP-ja u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, pas akuzave të vazhdueshme për mungesën e testimeve. Përmes një njoftimit, ISHP-ja...
U kapën duke lëvizur pa maskë, gjobiten 619 qytetarë brenda 24 orëve
TIRANË– Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës 619 qytetarë.Po ashtu bëhet e ditur se gjashtë sh...