Aktualitet

“Mos mbani sytë nga spitali”/ Kryeinspektori i përgjithshëm flet për situatën e Covid në vend: Mjekët e famil

10 Nëntor 2020, 20:57 Nga DOSJA
“Mos mbani sytë nga spitali”/ Kryeinspektori i

TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka folur në lidhje situatën e pandemisë së Covid-19 në vend. Në një postim në Facebook, Hajdari ka falenderuar doktoreshë Bruna Shiroka dhe të gjithë stafit të Qendrës Shëndetësore të cilët  kanë mbuluar me asistencë mjekësore të gjithë pacientët e infektuar me Covid.

Më tej ai u shpreh se të infektuarit nuk duhet që të mbajnë shpresa nga spitali për t’u shëruar por të qëndrojnë në shtëpi pasi shërimi më i mirë është në shtëpi me familjarët. Ai gjithashtu tha se mjekët e familjes janë të specializuar për të udhëhequr mjekimin e pacientëve.

Statusi i plotë:

“Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19.

Thirrja ime publike është:

Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi! Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi. Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës. Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë”.

Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë…

Posted by Shkëlqim Hajdari on E martë, 10 Nëntor 2020

Ditën e sotme në Shqipëri u regjistruan  563  raste të reja dhe 8 viktima. Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 579  pacinetë dhe janë infektuar 12,362 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne vendin tone shkëlqim hajdari covid ne vendin tone shkëlqim hajdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:11

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka a...

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:00

TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe fami...