Aktualitet

Aksident në Tiranë, motorristi humbet kontrollin dhe godet bordurën

10 Nëntor 2020, 21:08 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, motorristi humbet kontrollin dhe godet

TIRANË-Policia ka bërë me dije se një aksident ka ndodhur në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Sipas raportit të policisë personi me iniciale A.K 33 vjeç humbi kontrollin e motorit dhe u përplas më një bordurë. Personi i aksidentuar u dërgua në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë që grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet që çuan në aksident.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me motor aksident me motor

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:11

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka a...

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:00

TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe fami...