Aktualitet

Kur përdoret Remdesivir? Çomo: Është një bar për pacientë në gjendje më të rëndë, absolutisht nuk rekomandohet si mj

10 Nëntor 2020, 18:46 Nga DOSJA
Kur përdoret Remdesivir? Çomo: Është një bar për

TIRANË– Shefja e Infektivit Najada Çomo ka treguar detaje rreth protokollit të mjekit që përdoret në Shqipëri për të infektuarit me Covid-19.

Në një lidhje në AbcNews, Çomo shpjegoi se Shqipëria ka zgjedhur protokollin më të mirë shëndetësor në të gjithë botën, duke e përshtatur sipas situatës së çdo pacienti. Ajo foli edhe për ilacin  Remdesivir dhe tha se është një bar vetëm për mjekim në spital, pasi me të kurohen pacientët që janë në gjendje më të rëndë.

“Protokolli i mjekimit një proces dinamik, ju keni përcjellë cfarë ndodh në botë, protokollet kanë ndryshuar në vazhdimësi. Ne i përshtasim protokollet tona në varësi të situatës shëndetësore të cdo pacienti. Remdesiviri përdoret në infektiv por në ato raste kur vlerësohet se pacienti duhet të përdorë këtë medikament. Është një bar për pacientë në gjendje më të rëndë. Ky ilac merret vetëm në kushte ambulatore ose spitalore për pacientin. Përdorim i plazmës imune e cila është futur në proces për kurimin e pacientëve. Barnat që përdoren për pacientët me Covid në vendin tonë, janë të njëjtat që përdoren sipas protokollit në të gjithë botën,”- tha Çomo.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve sa vjen e shtohet, brenda 24 orëve të fundit, MSH-ja bëri me dije se kanë ndërruar jetë tetë pacientë të tjerë dhe 563 janë infektuar me Covid-19. Nga nesër nis edhe karantina e pjesshme për Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi najada çomo viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi najada çomo viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:11

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se masat e marra nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e virusit dhe se asnjë element nuk ka a...

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 18:00

TIRANË– Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19, ka bërë që përpara spitalit Infektiv të krijohet një situatë kaotike. Prej ditësh, pacientë dhe fami...