Aktualitet

Pashkët katolike/ Flaka e qiririt që duhet çuar në shtëpi, zhvillohen meshat në qytetet e vendit

21 Prill 2019, 10:11 Nga DOSJA
Pashkët katolike/ Flaka e qiririt që duhet çuar në

Pashkët katolike janë festuar në të gjithë Shqipërinë.  Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur që prej mbrëmjes të së shtunës festimet e Pashkëve.

Në Lezhë, mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Nikollit” nga Ipeshkvi i dioqezes së Lezhës Ottavio Vitale. Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit.Në fjalën e tij ipeshkvi Vitale tha se korrupsioni në Shqipëri është një problem mjaft i madh, ndaj vendi ndodhet në këtë situatë. Kjo meshë është zhvilluar edhe në Tiranë dhe Shkodër.

Pas Meshës në kishë, qytetarët marrin qiririn e ndezur dhe duan që ta çojnë dritë në shtëpitë e tyre. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re. Të dielën tjetër pritet të festohen  Pashkët Ortodokse.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pashket katolike pashket katolike ne lezhe pashket katolike ne shkoder pashket katolike ne shqiperi pashket katolike pashket katolike ne lezhe pashket katolike ne shkoder pashket katolike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2019, 08:16

Sot Pashkët Katolike, si festohen në Shqipëri

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e ...

Aktualitet 20 Prill 2019, 16:09

Çfarë synon opozita e re në Shqipëri?

Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të ...