Aktualitet

40-vjeçarja që vdiq sot punonte në një prej tyre, mbyllen dy fasoneri në Gjirokastër

10 Nëntor 2020, 17:21 Nga DOSJA
40-vjeçarja që vdiq sot punonte në një prej tyre, mbyllen

GJIROKASTËR– Dy fasoneri të cilat operonin në Gjirkastër janë mbyllur pas vdekjes së 40-vjeçares nga Lazarati.

Gruaja e ndjerë ishte punonjëse në njërën prej tyre. Sot, pas një kontrolli të ushtruar në të dyja fasoneritë, janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave anti-covid, duke i mbyllur ato deri në një afat të pacaktuar.

40-vjeçarja e infektuar me COVID-19, ishte e shtruar prej disa ditësh në spital dhe sot ndërroi jetë. Gjendja shëndetësore e gruas u rëndua, ndërkohë që në media nuk është raportuar të ketë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Qarku i Gjirokastrës sipas Ministrisë së Shëndetësisë është zonë e kuqe. Deri më tani, në Gjirokastër janë 322 të sëmurë aktivë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll