Aktualitet

Bashkia e Tiranës kërkon rishikim të Projekt-Buxhetit  të vitit 2021 për të ndihmuar bizneset në rast mbylljeje

10 Nëntor 2020, 16:56 Nga DOSJA
Bashkia e Tiranës kërkon rishikim të Projekt-Buxhetit

TIRANË- Bashkia e Tiranës sot në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Admistratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku është diskutuar Projekt-Buxheti i vitit 2021 ka kërkuar që të rishikohet mundësia për të mos aplikuar një taksë në rastet e situatave të njejta me pandeminë e Covid-19.

Këtë propozim e ka sugjeruar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. Ai u shpreh se kjo gjë do të ndihmonte shumë bizneset me ringritjen e tyre dhe vazhdimin e punës. Në lidhje me këtë  Mazniku, mori shembujt e sektorit të hotelerisë në vend ku për shkak të mbylljes së vendit ata ishin sektori  më i dëmtuar.

Kërkesa jonë ka të bëjë me shikimin e mundësisë që t’u jepet hapësirë bashkive, që për situata si ky vit me pandeminë, të kenë mundësi që me një vendim të këshillave bashkiakë të mos aplikojnë taksa të caktuara. Për shembull, në Bashkinë e Tiranës sektori i hotelerisë është dëmtuar shumë nga situata e Covid-19, deri në nivelin 50-60%, sepse duke qenë se njerëzit nuk kanë lëvizur, hotelet nuk kanë pasur mundësi të punojnë. Një ndër politikat që Bashkia e Tiranës do të donte të aplikonte është mosmbledhja e taksës së pronës për këtë sektor, por ama ligjërisht nuk mund ta bëjmë këtë të gjë. Ne mund të bëjmë vetëm uljen me 30% të tarifës, por kjo është e pamjaftueshëm për këtë sektor, i cili është prekur masivisht nga Covid. Ne kërkojmë që të shikohet mundësia ligjore që t’i jepet e drejta bashkive, përmes një vendimi të këshillit bashkiak, që të mos e aplikojmë një taksë të caktuar për një sektor të caktuar, kur ka situata specifike si kjo”, tha nënkryetari Mazniku.

Pandemia e Covid-19, ka që nga fillimi i saj në dhjetor në Kinë dhe në tej në vendet e tjera ka “gjunjëzuar” të gjithë sektorin ekonomik të tyre. Ndër bizneset më të dëmtuara nga pandemia janë hotelet, bar-kafet, restorantet dhe dyqanet private të ndryshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbjan mazniku bashkia e tiranes pandemia e covid arbjan mazniku bashkia e tiranes pandemia e covid

Sondazh

Poll