Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Dibër, policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov, l

10 Nëntor 2020, 16:42 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet

DIBËR- 23 vjeçari Indrit Peka banues në Fushë-Lurë, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar ditën e sotme. Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit ‘Lura’, janë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit në fshatin Lurë e Vjetër.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Lura”. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të operacionit “Lura”, për zbardhjen e vjedhjes me thyerje të banesës së një shtetasi në fshatin Lurë e Vjetër, si rezultat i të cilit u arrestua njëri nga autorët dhe u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak,  një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe disa sende të vjedhura në banesën e shtetasit në fshatin Lurë e Vjetër, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim: I. P., 23 vjeç, banues në Fushë Lurë, Dibër.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet indrit peka arrestohet indrit peka

Sondazh

Poll