Sport

Ishte në dasmën e vëllait, Samuel Eto’o flet pas aksidentit të frikshëm: Ndodhi një mrekulli!

10 Nëntor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Ishte në dasmën e vëllait, Samuel Eto’o flet pas aksidentit

KAMERUN-Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit Samuel Eto’o, u përfshi në një aksident të rrezikshëm automobilistik në Kamerun, vendlindja e tij.39-vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi kur makina e tij u përplas nga një autobus. Gazetari nga Kameruni, Martin Camus, shkroi në Twitter se ish-futbollisti përfundoi në spital menjëherë pas aksidentit, pasi ka dëmtime në kokë. Ndërkohë dy ditë pas aksidentit, Samuel Eto’o ka folur në lidhje me atë aksident.

“Gjatë rrugës për në kthim pata një aksident fatkeq automobilistik, i cili pothuajse më bëri të harroja lëvizjet e mia të kërcimit në dasmën e vëllait. Dua t’ju siguroj të gjithë se jam mirë. Faleminderit Zotit, që na nxori për mrekulli nga ai aksident pa dëmtime fizike. Ju falënderoj të gjithë për mesazhet e dërguara”, shkruan Eto’o në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kamerun samuel eto'o kamerun samuel eto'o

Sondazh

Poll