Aktualitet

Pashkët katolike/ Flaka e qiririt që duhet çuar në shtëpi, zhvillohen meshat në qytetet e vendit (Foto+VD)

21 Prill 2019, 09:45 Nga DOSJA
Pashkët katolike/ Flaka e qiririt që duhet çuar në

Shqipëri– Pashkët katolike janë festuar në të gjithë Shqipërinë.  Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur që prej mbrëmjes të së shtunës festimet e Pashkëve.

Në Lezhë, mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e “Shën Nikollit” nga Ipeshkvi i dioqezes së Lezhës Ottavio Vitale. Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit.Në fjalën e tij ipeshkvi Vitale tha se korrupsioni në Shqipëri është një problem mjaft i madh, ndaj vendi ndodhet në këtë situatë. Kjo meshë është zhvilluar edhe në Tiranë dhe Shkodër.

Pas Meshës në kishë, qytetarët marrin qiririn e ndezur dhe duan që ta çojnë dritë në shtëpitë e tyre. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re. Të dielën tjetër pritet të festohen  Pashkët Ortodokse.

[sgallery url=”https://dosja.al/pashket-katolike-flaka-e-qiririt-qe-duhet-cuar-ne-shtepi-zhvillohen-meshat-ne-qytetet-e-vendit/”]

Çfarë është Pashka?

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Kjo ditë e shënuar feston ringjalljen e Jezusit dhe konsiderohet si një rilindje e krishterimit. Referencat më të hershme të kremtimit të këtij festivali datojnë në shekullin e II. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flaka e qiririt mesah ne lezhe mesha në shkoder pashket katolike flaka e qiririt mesah ne lezhe mesha në shkoder pashket katolike

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2019, 08:16

Sot Pashkët Katolike, si festohen në Shqipëri

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e ...

Aktualitet 20 Prill 2019, 16:09

Çfarë synon opozita e re në Shqipëri?

Opozita e re zyrtarizoi të premten (19.04.2019) në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të ...