Aktualitet

Lot dhe duartrokitje…por vetëm nga familjarët! Koço Devole përcillet për në banesën e fundit, makina e funeralit ndaloi

10 Nëntor 2020, 12:27 Nga DOSJA
Lot dhe duartrokitje…por vetëm nga familjarët! Koço

TIRANË– Aktori i humorit, Koço Devole, është përcjellë sot drejt banesës së fundit, mes lotëve dhe duartrokitjeve të familjarëve. Pas homazhve që iu bën nga familjarët, humoristi u nis për t’u prerë në varrezat e Sharrës.

Makina e funeralit u ndal për pak minuta pranë TVSH-së, aty ku humoristi punoi për vite me radhë, dhe ku duhet që t’i mbaheshin nderimet, por për shkak të COVID-it, ai dhe shumë artistë të tjerë janë përcjellë pa nderime.

Aktori i humorit kishte rezultuar me COVID-19 më 20 tetor, ndërsa gjendja e tij si fillim kishte qenë mesatare, ndërsa mushkritë i ishin prekur rreth 50%. Mësohet se gjendja e aktori përkeqësau për shkak të sëmundjes së Leuçemsë. Pasi qëndroi për disa ditë në spital, kishte ikur në shtëpi për të vijuar trajtimin e tij, por gjendja ishte përkeqësuar. Pas kësaj situate, Devole është shtruar sërish në spital ku edhe përfundoi në intubim pas përkeqësimit të situatës. Ai qëndroi për gati 8-9 ditë në intubim, por që nuk ia doli që të shërohej.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koço devole pamje nga percjellja per ne banese te fundit te koco devoles koço devole pamje nga percjellja per ne banese te fundit te koco devoles

Sondazh

Poll