Aktualitet

Erion Dasho rrëfen dyshimet e tij për vaksinën AntiCovid nga Gjermanët

10 Nëntor 2020, 11:06 Nga DOSJA
Erion Dasho rrëfen dyshimet e tij për vaksinën AntiCovid nga

TIRANË- Ditën e sotme, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, Erion Dasho i cili u shpreh se ka dyshime për 90% e efikasitetit për vaksinën e Covid-19 dhe se dyshimet e tij janë të pabazuara sepse nuk ka parë asnjë nga kërkimet.

“Ka qenë fati i mirë që drejtuesi i firmën ‘BioNTech’, doktor Sahin është një nga kërkuesit më avangardë këtu në gjermani dhe ka pasur shpeshherë ide inovative. Në saj të gjenialitetit të doktor Sahin dhe për shkencë dhe për biznes, e kuptoi se i njëjti mekanizëm mund të përdorej për të krijuar në kohë rekord vaksinën e Covid-19. Te 90% efikasitet kam dyshimet e mia, por dyshime që nuk janë të bazuara, sepse nuk kam parë asnjë nga kërkimet. Do të ishte më të vërtetë një mrekulli nëse vaksina do të ofronte mbrojtje 90 për qind dhe uroj të jetë kështu. Natyrisht që serioziteti i kompanive nuk lë vend për të dyshuar. Është një lajm jashtëzakonisht i mirë”- është shprehur Dasho.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksina kundër covid vaksina kundër covid

Sondazh

Poll