Aktualitet

Tentativa për vetëvrasje tek spitali Infektiv, Policia jep detaje: Ishte 69 vjeç, është nën kujdesin e mjekëve

10 Nëntor 2020, 11:52 Nga DOSJA
Tentativa për vetëvrasje tek spitali Infektiv, Policia jep detaje:

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me vetëhedhjen e një pacienti nga spitali Infektiv. Sipas Policisë, një 69-vjeçar me iniciale R.B., 69 vjeç, është hedhur nga ballkoni i spitalit por fatmirëisht ka shpëtuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/informacion paraprak. Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fillimisht u raportua se pacienti ndërroi jetë pas hedhjes nga lartësia, por më pas u sqarua se 69-vjeçari fatmirësisht kishte arritur që të mbijetonte dhe se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hidhet pacienti nga infektivi policia e shtetit hidhet pacienti nga infektivi policia e shtetit

Sondazh

Poll