Aktualitet

‘Na la një boshllëk të jashtëzakonshëm’/ Fjalët prekëse të djalit të Koço Devoles, flet për humbjen e të atit: I

10 Nëntor 2020, 11:15 Nga DOSJA
‘Na la një boshllëk të jashtëzakonshëm’/

TIRANË– Djali i artistit Koço Devole, Genci Devole ka folur për herë të parë për mediat në lidhje me ndarjen nga jeta të të atit.

Ai është shprehur se babai i mungon shumë dhe se ka lënë një boshllëk tek ai dhe familja.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm.”, tha ai.

‘Ai besonte se një artist, madje shprehej se; një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë. Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat.. Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë (shfryn). Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij.’ – u shpreh djali i artistit.

Familja po mban sot homazhe private me miq e familjarë të afërt, ndërkohë që trupi i pajetë i Koço Devoles do të përcillet në orën 13:00 për në banesën e fundit.

Koço Devole humbi jetën 2 ditë më parë. Ai u shtrua fillimisht në spital si i infektuar me Covid. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish ku kaloi disa ditë në intubim. Ajo që e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga leucemia prej disa kohësh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genci devole koço devole genci devole koço devole

Sondazh

Poll