Kishte ardhur nga Fieri për t’u kuruar/ 69-vjeçari me COVID-19 hidhet nga spitali Infektiv, fatmirësisht shpëton, Manastir
10 Nëntor 2020, 11:28Nga DOSJA
TIRANË- Një pacient i infektuar me koronavirus është hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë, por fatmirësisht ka mundur që të shpëtojë. Fillimisht u raportua se pacienti 69-vjeçar ndërroi jetë nga impakti i përplasjes, por më pas u sqarua se ai ia kishte dalë që të mbijetonte duke u marrë me urgjencë nga mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë.
Deri më tani është bërë me dije se 69-vjeçari Reshat Grendi kishte ardhur ditën e djeshme nga qyteti i Fierit dhe po kurohej nga pandemia. Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ka dhënë më shumë detaje QSUT-ja, e cila në një reagim zyrtar ka bërë me dije se po bëhet gjithë çfarë është e mundur për ta shpëtuar.
Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me me shkaqet që e kanë çuar në marrjen e vendimit fatal për t’i dhënë fund jetës. Ndërkohë që vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve.
Gruaja e Reshat Grendit, nuk ka ende dijeni për lajmin. Ajo nuk ka ndezur as televizorin për shkak të një fatkeqësie që u ka ndodhur një javë më parë dhe po mbajnë zi si familje. Ndërsa një i afërm i pacientit që aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve shprehet gjithashtu se ende nuk kanë marrë vesh detaje në lidhje me ngjarjen. Ai tregon se Grendi ishte nisur ditën e djeshme në spital ndërsa shton se vjen nga një familje e qetë pa probleme ekonomike dhe familjare. Sipas të afërmit, problemi qëndron në Tiranë, dhe aty i kanë bërë diçka 69-vjeçarit, sepse askush nuk e dinte që ai ishte i infektuar me Covid-19.
Pamje nga spitali Infektivë
Pamje nga spitali Infektivë
Pamje nga spitali Infektivë
Pamje nga spitali Infektivë
Pamje nga spitali Infektivë
Pamje nga spitali Infektivë
Ky është rasti i katërt i vetëvrasjes së pacientëve me COVID-19 në Shqipëri. Tre rastet e tjera janë shënuar tek “Sanatoriumi”, ku i pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça. Pas tij, vendosi që t’i jepte fund jetës edhe 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Ndërsa rasti i tretë ishte Preng Gjonaj, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e sotme, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, Erion Dasho i cili u shpreh se ka dyshime për 90% e efikasitetit për vaksinën e Covid-19 dhe s...
KRUJË– Vijon prej tre ditësh zjarri në malin e Qafështamës në Krujë. Për shkak të flakëve dhe mungesës së ndërhyrjes nga ana e forcave zjarrfikëse deri më ...
Leku letër plako! Jo për ne si popull, jo! Qetësohuni. Bëhet fjalë për xhepat e Laert Duraj, administratorit të Postës Shqiptare. Nuk dihet në fakt sa të mëdha ...
TIRANË- Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, dirigjenti Milto Vako. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri i Operas dhe Baletit, të cilët kanë reaguar du...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama, për lënien e grevës në premtim të marrjes së një page deri në rifillimin e punës në...
TIRANË– Shkolla ‘Turgut Ozal’ ka paditur ditën e sotme12 policë për akuzën ‘shpërdorim detyre’.Sipas avokatit të insititucionit, policia ka shpërdoruar det...
TIRANË- Shtyhet seanca e parë në Apelin e Gjykatës së Posaçme e njohur ndryshe si GJKKO për dosjen e 613 kg kokainë brenda konteinerit me banane. Më...