“Tamponi i doli negativ”/ Qytetari i shqetësuar: Ma futën nënën në Infektiv, kam frikë se do ketë marrë virusin bren
10 Nëntor 2020, 11:43Nga DOSJA
TIRANË– Gjendja në spitalet Covid në vend është e rënduar e familjarët, të shtyrë dhe nga mungesa e informacionit për të afërmit që ndodhen të shtruar, ngrejnë shqetësime nga më të ndryshme.
Fax News ka intervistuar një zotëri, i cili thotë se i kanë shtruar të ëmën në Infektiv, edhe pse tamponi i ka dalë negativ. Ai shprehet se tamponin ia ka kryer të ëmës në privat, ndërkohë që ka frikë se mos infektohet brenda në Infektiv.
“Parametrat e oksigjenit i kishte të rënda, është 90 vjeç, e morën dhe e sollën direkt këtu. Si nuk jemi të shqetësuar, se i thonë nënë në radhë të parë, para 5 ditësh më iku dhe babai, ai u rrëzua në banjo. Nëna doli me tampon negativ, ia bëra në privat, ka dalë negativ, mbrëmë në dhjetë të natës e solla këtu tamponin. Nuk të jep njeri përgjigje nga këta, ajo mjekja roje më tha se do më nxirrte dikë me të cilën të flisja. Kujt ti thuash, kam frikë se do më jetë infektuar aty brenda, edhe letrën e tamponit nuk donin që ta merrnin, mezor e dorëzova në dhjetë e gjysëm. Nëna nuk reagon dot, ajo ishte në gjendje si përgjumësh, e morën ata dhe e sollën këtu në Infektiv. Nuk e di pse e sollën këtu”, shprehet qytetari.
Një tjetër shqetësim mbetet dhe ai i pacientëve që nuk janë të prekur nga Covid, dhe sorrollaten në ambientet e QSUT pasi nuk i jepet shërbimi i kërkuar.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në zonën e Baldushkut kanë ndodhur përplasje mes policisë dhe banorëve të zonës. Kjo pasi IMT do të shembë 30 banesa në mënyrë që të hapet rr...
TIRANË- Një pacient i infektuar me koronavirus është hedhur nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë, por fatmirësisht ka mundur që të shpëtojë. Fil...
TIRANË- Ditën e sotme, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, Erion Dasho i cili u shpreh se ka dyshime për 90% e efikasitetit për vaksinën e Covid-19 dhe s...
KRUJË– Vijon prej tre ditësh zjarri në malin e Qafështamës në Krujë. Për shkak të flakëve dhe mungesës së ndërhyrjes nga ana e forcave zjarrfikëse deri më ...
Leku letër plako! Jo për ne si popull, jo! Qetësohuni. Bëhet fjalë për xhepat e Laert Duraj, administratorit të Postës Shqiptare. Nuk dihet në fakt sa të mëdha ...
TIRANË- Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare, dirigjenti Milto Vako. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri i Operas dhe Baletit, të cilët kanë reaguar du...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama, për lënien e grevës në premtim të marrjes së një page deri në rifillimin e punës në...