Aktualitet

Tension mes policisë dhe banorëve të Baldushkut/ IMT kërkon shembjen e shtëpive, qytetarët bëjnë rezistencë, nuk lejojn

10 Nëntor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Tension mes policisë dhe banorëve të Baldushkut/ IMT kërkon

TIRANË– Në zonën e Baldushkut kanë ndodhur përplasje mes policisë dhe banorëve të zonës. Kjo pasi IMT do të shembë 30 banesa në mënyrë që të hapet rruga për ndërtimin e një kompleksi.

Banorët e kanë dërguar dy herë çështjen në Apel mirëpo nuk kanë gjetur zgjidhje ndërsa dosja akoma nuk është mbyllur.

Mos prekni me dorë, kemi të drejtën tonë. Pa vendim gjykate nuk keni punë këtu, sill vendimin dhe hajde. Do rrimë këtu, nuk largohemi, jam në ambiente të shtëpisë, është zonë private‘-janë fjalët që banorët i thonë forcave të policisë pasi këto të fundit i kërkojnë që të largohen nga banesat e tyre.

Qytetarët pretendojnë se janë në pronar, ndërsa shtojnë se askush nuk i ka njoftuar apo paraqitur ndonjë dokument. Teksa tregojnë se Gjykata e Rrethit i ka njohur si pronarë dhe procesi vijon në atë të Apelit, banorët thonë se është në projeksion ndërtimi i një kompleksi.

“Këtu janë disa magazina shteti dhe bëhet fjalë për ti shembur ato. Ky është plani i parë. Plani tjetër është për të shembur shtëpiat e të gjithëve. Ne jemi në process gjyqësor, e kemi fituar në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe ka kaluar në Gjykatën e Apelit që është pezull ngaqë nuk ka gjyqtarë”, u shprehën banorët per Faxweb.

Bëhet e ditur se projekti që pritet të ndërtohet do të jetë për rehabilitimin e banorëve që u prekën nga tërmeti një vit më parë mirëpo do të ketë ambiente biznesi dhe shërbime të tjera.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e baldushkut perplasje me policine banoret e baldushkut perplasje me policine

Sondazh

Poll