Aktualitet

Ekzekutoi babë e bir në vitin 2012, kapet autori i ngjarjes në Elbasan, policia jep detajet zyrtare

10 Nëntor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Ekzekutoi babë e bir në vitin 2012, kapet autori i ngjarjes në

ELBASAN–Policia e Elbasanit jep njoftim zyrtar për arrestimin e 28-vjeçarit Klajdi Dokoli, mik i afërt i fisit Çapja, si bashkëpunëtor në vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, në banesën e tyre.

Dokoli akuzohet për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqiri, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Dokoli dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të ‘killerave’ në rolin e informatorit. Në kohën që ai jetonte në të njëjtën lagje me dy viktimat Beqiri, shikonte hyrjet dhe daljet dhe informonte anëtarët e familjes Çapja për lëvizjet e tyre.

Njoftimi i policisë:

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, në kuadër të procedimit penal në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në Elbasan, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. D., 28 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim”, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. ( i cili është arrestuar me parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë”, thotë policia. Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi dokoli vrasja ne vitin 2012 klajdi dokoli vrasja ne vitin 2012

Sondazh

Poll