Aktualitet

Mbyllet përfundimisht greva! Naftëtarët e Ballshit pranojnë ofertën e kryeministrit. Rama: Jam i kënaqur! Brenda 48 orësh

10 Nëntor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Mbyllet përfundimisht greva! Naftëtarët e Ballshit pranojnë

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama, për lënien e grevës në premtim të marrjes së një page deri në rifillimin e punës në rafinerinë e Naftës. Lajmin e ka dhënë sot kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i cili u shpreh se kreu i qeverisë u kishte premtuar një pagë ndërmjetëse midis minimales dhe asaj që marrin në rafineri, por nuk ka dhënë asnjë shifër. Megjithatë qeveria ende nuk i ka marrë përsipër pagat e prapambetura që nuk u janë dhënë nga kompania private “Armo”.

Nga marrëveshja përfitojnë rreth 720 naftëtarë, të cilët shprehen se janë detyruar të pranojnë ofertën pasi ndodhen në kushte të vështira ekonomike. Ndërsa Dautaj ka theksuar se ata nuk do ta ndalin betejën ligjore me kompaninë “Armo” dhe se çështjen do ta dërgojnë deri në Strasburg. Gjithsej janë 13 paga të fituara me gjyq me kompaninë “Armo”, të cilat nuk i kanë marrë.

Ndërkohë që kryeministri Rama ka reaguar në Tëitter në lidhje me ‘dorëzimin’ e naftëraëve, duke u shprehur se ndihet i kënaqur nga besimi i tyre e se do të ritakohen sërish brenda 48 orësh. Ndërsa Partia Demokratike nuk beson tek zgjidhja dhe pretendon se gjithçka është propaganda e kryeministrit. 

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama së bashku me Gramoz Ruçin shkuan në Fier, një ditë pasi ranë dakort për një takim me naftëtarët e Ballshit. Takimi i zhvillua në Bashkinë e Fierit, me një përfaqësi prej tetë personash nga ana e naftëtarëve.

Mirëpo, si nisi e gjithë protesta e naftëtarëve që shkoi deri në grevë urie?

Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë muaj që protestojnë për pagat e pamarra në nafinerinë ku punonin. Protestat e tyre janë transmetuar në çdo media, pasi qytetartë që iu bashkuan kauzës së tyre ishin të shumtë. Protesta e tyre u zhvillua si në ambinetet e rafinerisë në Ballsh ashtu dhe në Tiranë përballë Ministrisë.

Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Burrat qëndruan 22 ditësh ndërsa prej 24 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.

Grevistët kërkuan marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve te ballshit naftëtarët e ballshit greva e naftetareve te ballshit naftëtarët e ballshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 07:02

TAPIZË– Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishi...