Aktualitet

Nën hetim për pastrim parash/ Shkolla ‘Turgut Ozal’ padit policinë për shpërdorim detyre: Ushtruan kontrolle pa mandat

10 Nëntor 2020, 10:07 Nga DOSJA
Nën hetim për pastrim parash/ Shkolla ‘Turgut Ozal’ padit

TIRANË– Shkolla ‘Turgut Ozal’ ka paditur ditën e sotme12 policë për akuzën ‘shpërdorim detyre’.

Sipas avokatit të insititucionit, policia ka shpërdoruar detyrën pasi kanë kryer kontrolle kundër ligjit, pa pasur asnjë mandat të dhënë nga gjykata apo prokuroria. Gjatë kontrollit të tyre nuk është gjetur asnjë parregullsi në dokumentet që mund të lidhen me pastrim parash, akuzë kjo për të cilën po bëhen kontrollet.

‘Shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a, po hetohet për veprën penale të pastrimit të parave. “Kanë ndodhur disa kontrolle që i gjykojmë se janë kundra ligjit, i kemi adresuar kallëzimin penal prokurorisë së Tiranës për procedurat përkatëse. Janë rreth 12 persona të kallëzuar. Ka ndodhur një kontroll i paligjshëm. Kanë kryer kontrolle, pa pasur një mandat, vendim gjykate dhe prokurorie. Këto veprime i ka diktuar dhe prokuroria 20 vite më parë. Kontrollet nuk mund të bëhen, veçse duke respektuar kodin.”, tha avokati.

Kontrollet në institucion nisën pasi Prokuroria e Tiranës sekuestroi bilancet e shkollës “Turgut Ozal” pas dyshimeve se janë përdorur për pastrim parash. Këto dyshime janë shtuar pasi ky institucion ka të ardhura më të larta sesa ka deklaruar. Policia ka dyshime se kompania me të ardhurat që operon në fushën e mësimdhënies, nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e disa pasurive të paluajtshme në Shqipëri e se i dyshuari kryesor është njëri nga administratorët e kompanisë, Blendar Dyrmishi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet turgut ozal turgut ozal

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 07:02

TAPIZË– Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishi...