Aktualitet

Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm për Arbër Çekajn, shkak mungesa e avokatëve. Gjobiten me 5 mijë lekë të rej

10 Nëntor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm për

TIRANË- Shtyhet seanca e parë në Apelin e Gjykatës së Posaçme e njohur ndryshe si GJKKO për dosjen e 613 kg kokainë brenda konteinerit me banane. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës së sotme ka qënë mungesa e avokatëve të Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt.

Si dënim për pengesën që i kanë ngritur procesit gjyqësor, Apeli gjobiti me nga 5 mijë lekë të reja tre avokatët Maks Haxhia, Faslli Ceka dhe Dritan Jahaj. Ndërsa i vetmi që u paraqit në seancë ishte avokati i Armando Pezakut, Arben Prenga. Ndërkohë nuk është bërë me dije data se për ku është shtyrë seanca e radhës gjyqësore.

Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku akuzohen për trafikimin e 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia e fshehur mes bananeve dhe u dënuan nga shkalla e Parë me 33.6 vite burg në total.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 613 kg kokaine ne maminas apeli i arber cekajt arber cekaj gjkko 613 kg kokaine ne maminas apeli i arber cekajt arber cekaj gjkko

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 07:02

TAPIZË– Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishi...