Aktualitet

Shqipëria në karantinë të dytë! Pas orës 22:00 asnjë lëvizje në rrugë, Dibra shton numrin e të infektuarve, me COVID-

10 Nëntor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Shqipëria në karantinë të dytë! Pas orës 22:00

TIRANË– Shqipëria futet nesër në një karantinë të dytë! Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID si dhe atyre të viktimave, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që për tre javë qytetarët e Shqipërisë nuk duhet të lëvzin gjatë orareve 22:00-06:00, për të pakësuar kështu edhe numrin e të infektuarve.

Kjo fashë orari ishte më e përshtatshme pasi siç deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, mbrëmjen e djeshme në një intervistë, shënon kulmin e lëvizjes së qytetarëve.

Megjithatë aktualisht pandemia po përhapet me shpejtësi në vend. Në Dibër, qarkun më pak të prekur nga pandemia, janë shënuar 21 të infektuar brenda dy ditësh. Shumica pjesë e institucioneve arsimore, shëndetësore dhe Policia e Shtetit. Ndërkohë e infektuar me COVID-19 është edhe aktorja e njohur, Monika Lubonja, e cila ka bërë me dije se është izoluar në shtëpinë e saj dhe po kurohet. 

Ndërkohë dita e djeshme në vend është shënuar një rekord në numrin e lartë të viktimave nga COVID në Shqipëri. Bëhet fjalë për 571 viktima në total, 12 mijë e 80 të infektuar aktivë dhe 12,203 të shëruar. Ndërruan jetë 12 pacientë dhe 525 persona janë identifikuar si të infektuar me Covid-19.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne karantine shqiperia ne karantine

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 07:02

TAPIZË– Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishi...