Aktualitet

Drogë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Kukës, në banesë u gjetën pushkë, para dhe…

10 Nëntor 2020, 08:05 Nga DOSJA
Drogë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Kukës,

KUKËS– Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona pasi lëviznin me arsenal armësh me vete si dhe me lëndë narkotike.

Operacioni policor i koduar “Eagle” vuri në pranga shtetasit A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, banues në Kukës. Policia ndaloi mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. E. ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. E. ia ka blerë lëndën narkotike shtetasit M. M.

Kështu policia ushtroi kontroll dhe në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gr. lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.

Shtetasit do të akuzohen për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne kukes arrestohen dy persona ne kukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2020, 07:02

TAPIZË– Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishi...