Syzet mbi tavolinë, këmshiat, duhani…sendet që Koço Devole la mbi tavolinën e punës, në spital telefononte çdo dit
10 Nëntor 2020, 07:52Nga DOSJA
TIRANË– Ndarja nga jeta e artistit Koço Devole ishte një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe ata që e donin artin e tij.
Pak ditë para se të diagnostikohej me COVID ai shkonte në punë, në ambientet e Top Channel, në zyrën ku punonte për monitorimet e emisionit ‘Fiks Fare’.
Top Channel ka përgatitur një kronikë në lidhje me zyrën e Devoles dhe gjërat e fundit që la aty. Skaleta e Monitorimeve të datës 15 dhe 16 tetor, para se ai të shkonte në spital për të mos u kthyer kurrë, shihen në video si dhe Syzet, stilolapsi apo këmishat.
Kolegët tregojnë se ai piu kafe të shoqëruar gjithmonë me cigaren e pandashme. La me detaje porositë për ditën e nesërme. Pasi ishte ndjerë keq mendonte të shkonte në spital për një vizitë, dhe të kthehej sërisht, por skenari këtë herë i doli jashtë parashikimit.
Koço Devole u diagnostikua me COVID 19, dhe virusi tinzar i mori jetën.
Nuk harronte të komunikonte pothuajse çdo ditë në telefon me redaksinë, gatë kohës kur ishte i izoluar në infektiv. Në telefonatat e tij dëgjoheshin pulsi dhe makineria e oksigjenit. Kolegët kujtojnë t’ju ketë thënë që pavarësisht se mjekët e inkurajonin ai në të vërtetë nuk ndihej mirë.
Deri në momentin e fundit, spitalin e refuzoi psikologjikisht dhe ka kërkuar me këmbëngulje të dalë prej atje
Koço Devole do të përcillet për në banesën e fundit nesër, më 10 nëntor.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shqipëria futet nesër në një karantinë të dytë! Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID si dhe atyre të viktimave, Komiteti Tekni...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al, Topchannel dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të par...
Aktualitet10 Nëntor 2020, 07:02
TAPIZË– Durim Bami i mbijeton një atentati. Pasditen e 4 nëntorit, ai bashkë me mikun e ngushtë, i cili konsiderohet edhe krahu i djathtë, Ervin Kodra ishi...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, gjatë ditës...
TIRANË– Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar limitet e Shqipërisë përsa u përket numrit të pacientëve që mund të shtrohen në spital...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mohuar të ketë thënë në Kuvend se një ditë, do të duhet të zgjidhet se cilit prej pacientëve d...
TIRANË- Koronavirusi ka pushtuar Gjykatën e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Gjykatë janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 15 punonjës,...