Politike

‘Metrologjia’ sërish në Kuvend/ Mentor Kikia ia ‘faturon’ Ilir Beqjas: Do të mbetet në histori si li

9 Nëntor 2020, 11:56 Nga DOSJA
‘Metrologjia’ sërish në Kuvend/ Mentor Kikia ia

TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka komentuar kthimin pas të ligjit për metrologjinë ditën e sotme nga presidenti Ilir Meta. Ai shkruan se dhe pse ministrja e ekonomisë Anila Denaj e kundërshtoi si projektligj duke e konsideruar si të panevojshëm sërish Kuvendi e kaloi. Në postimin e tij, Kikia shkruan se ishte deputeti Ilir Beqja “shtysa” për miratimin e këtij ligji, që sipas tij u vjen në ndihmë vetëm oligarkëve të vendit. Në reagimin e tij, sqarohet se në bazë të kontrolleve që do të bëhen për naftën dhe gazit, të gjitha kostot do të paguhen nga populli. 

“Tashmë, privati, sa më shumë kontrolle të bëjë, aq më shumë para merr. Për këtë arsye, deputeti Ilir Beqja, i cili do të mbetet në histori si ligjëvënësi që ka propozuar vetëm drafte në shërbrim të koncensiorarëve dhe oligarkëve, paraqiti dhe mbrojti projektligjin për të hequr tavanin e numrit të kontrolleve në pompat e naftës.  Koncensonari tani shkon dhe e kontrollon një pikë karburati edhe 5 herë në muaj, e për çdo kontroll merr para.  Koston, tregtari i naftës nuk e ban vetë, por ia faturon atij, atij që e ha përherë, POPULLIT!,”- shkruan gazetari në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Edhe një peshqesh tjetër nga deputeti i oligarkëve. Edhe pse Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj e kundërshtoi projekligjin, edhe pse solli argumenta se përse ai nuk ishte i nevojshëm, përveçse do të rriste frekuencën e kontrollit të pompave të karburanteve, duke rritur automatikisht koston, kosto të cilën do të paguajmë ne, sërish parlamenti e miratoi. Presidenti Meta e ka kthyer tashmë lirin e njohur si “Ligji i Pompave”. Ka bërë procedurën dhe deputetët do të bëjnë sërish procedurën, për ta rrëzuar dekretin dhe fuqizuar ligjin.  Shteti kishte një drejtori, ajo e Metrologjisë, që kontrollonte standaret e peshave dhe matjeve. Qeveria e dha me koncension atë, sepse nuk i maste dot vetë kandarët e tregtarëve.  Tashmë, privati, sa më shumë kontrolle të bëjë, aq më shumë para merr. Për këtë arsye, deputeti Ilir Beqja, i cili do të mbetet në histori si ligjëvënësi që ka propozuar vetëm drafte në shëbrim të koncensiorarëve dhe oligarkëve, paraqiti dhe mbrojti projektligjin për të hequr tavanin e numrit të kontrolleve në pompat e naftës.  Koncensonari tani shkon dhe e konttollon një pikë karburati edhe 5 herë në muaj, e për çdo kontroll merr para.  Koston, tregtari i naftës nuk e ban vetë, por ia faturon atij, atij që e ha përherë, POPULLIT!

Presidenti Ilir Meta ka kthyer pas ligjin për metrologjinë, i cili kaloi nga Kuvendi më 15 tetor, pasi sipas tij është anti-kushtetues dhe shkel parimet e tregut të lirë dhe konkurrues.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji per metrologjine mentor kikia meta kthen ligjin per metrologjine ligji per metrologjine mentor kikia meta kthen ligjin per metrologjine

Sondazh

Poll