Aktualitet

Bilanc tragjik/ Ndërrojnë jetë 12 persona dhe shënohen 525 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 12 mijë e 80

9 Nëntor 2020, 15:52 Nga DOSJA
Bilanc tragjik/ Ndërrojnë jetë 12 persona dhe shënohen 525

SHQIPËRI– 571 viktima, 12 mijë e 80 të infektuar aktivë dhe 12,203 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 12 pacientë të tjerë. 

Një 34-vjeçar nga Durrësi, një 66-vjeçar nga Lezha, një 69-vjeçar dhe një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Berati, një 51-vjeçar, një 56-vjeçar, një 69-vjeçar, një 75-vjeçar dhe një 78-vjeçare nga Tirana, një 67-vjeçar nga Elbasani, një 70-vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese, nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 571 në total.

Një prej viktimave është edhe Agron Mahmutaj, Kryetari i Dhomës së Avokatëve në Berat. Avokati Mahmutaj nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me Coronavirusin dhe ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, mes të cilëve është edhe kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj. Për shkak të infektimeve me Covid-19, është pezulluar edhe puna në zyrën e protokollit të Bashkisë Lezhë dhe bibliotekën “Gjergj Fishta”. 3 edukatore dhe 1 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ditën e sotme në Tropojë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se të mërkurën, më datë 11 nëntor, Shqipëria, do të futet në një karantinë të pjesshme. Nga data 11 nëntor, deri në datën 2 dhjetor, pas orës 22:00 deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje përveç shërbimeve të transportit. Edhe lokalet dhe restorantet, do të jenë të mbyllura në këto orare. Shkollat do të qëndrojnë hapur. Çdo javë do të ketë një rishikim të masave. Administrata nis punën nga shtëpia.

COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore         525

Të shëruar ne 24 orë      111

Të shtruar në spitale       360

Humbje jete në 24 orë    12

Testime ditore              1967

Testime totale       141,081

Raste pozitive          24,731

Raste të shëruara   12,203

Raste Aktive            11,957

Humbje jete                571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   5851

Durrës   1019

Fier          926

Korçë      748

Shkodër  693

Elbasan   602

Lezhë      554

Vlorë       525

Berat       360

Kukës      288

Gjirokastër   266

Dibër       125

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 13:13

TIRANË– Shoqata e të Verbëve të Shqipërisë i ka dërguar një deklaratë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me rastin e Sinan Tafaj, i cili u vlerësua ...