Aktualitet

Rishikim çdo javë/ Mbyllet për 21 ditë Shqipëria nga ora 22:00-06:00, masat hyjnë në fuqi të mërkurën, shkollat dhe sh

9 Nëntor 2020, 14:41 Nga DOSJA
Rishikim çdo javë/ Mbyllet për 21 ditë Shqipëria nga

TIRANË– Shqipëria ka hyrë në izolimin e dytë! Komiteti Teknik i Ekspertëve, me në krye zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka konfirmuar lajmin e Dosja.al, e cila pak ditë më parë lajmëroi nisjen e një karantine të pjesshme në mesin e kësaj jave që sapo kemi hyrë.

Nga e mërkura, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, më datë 11 nëntor 2020 e deri në datën 2 dhjetor 2020, vendi ynë do të futet në një karantinë të pjesshme nga ora 22:00-06:00. Gjatë këtij orari, të vetmit që kanë leje të lëvizin janë shërbimet e transportit, qytetarët që kanë si motiv punën, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Për administratën publike, do të funskionojë Smart-working (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë, përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa, do të rishikohen çdo javë dhe përmes një conference për mediat nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve, do të njoftohet, nëse do të ketë ‘shtrëngim’ apo lirim të tyre, në varësi të ecurisë së infektimit me Covid-19.

Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:

Zv/ministrja Rakacolli u bëri apel qytetarëve që të respektonin këto masa të marra, në mënyrë që vendi të mos shkojë drejt një izolimi total.

Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperincën e vendeve përreth. Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca. Kemi një vlerë të R në 1.3 (përhapja e sëmundjes nga një person i infektuar), javët e fundit janë konstatuar 174 raste për 100 mijë banorë, në kushtet kur nuk ka një kurë dhe ende nuk ka dalë vaksina, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër. Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni. Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Lokalet dhe restoarantet mbyllur, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë,”– tha Rakacolli ndër të tjera.

Silva Bino bëri edhe një ndarje të Shqipërisë në tre ngjyra, referuar numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19.

Zonat e kuqe me incidecë të lartë nga 195-414 raste për 100 mijë banorë futen qytetet si: Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja.

Zonat me portokalli kanë incidencë më të ulët nga 58-195 raste për 100 mijë banorë futen qytetet si: Berati, Devolli, Durrësi, Elbasani, Kolonja, Kucova, Kukësi, Kurbini, Lezha, Librazhdi, Lushnja, Peqini, Pogradeci, Skrapari, Shkodra dhe Vlora.

Pjesa tjetër është zona jeshile, me shumë pak raste me të infektuar, me incidencë deri në 58 për 100 mijë banorë.

Bino shtoi gjithashtu se në fuqi do të futen edhe testet e shpejta, të cilat japin një përgjigje për 40 minuta, duke shmangur kështu pritjen për ditë më radhë për qytetarët, që kanë simptoma ose jo, dhe duan të dinë nëse janë të infektuar. Këto teste do të jenë të disponueshme në çdo qendër shëndetësore. Ndër ritestimi për negativizimin e një personi të infektuar, do të hiqet. Kjo, sepse sipas Binos, kur një person ka kaluar 14 ditë me Covid-29, nuk e transmeton më virusin, duke u bërë i parrezikshëm për pjesën tjetër të qytetarëve.

E pyetur për vonesën dhe ankesat e shumë qytetarëve, të cilët kanë pritur për më shuëm se pesë ditë që tu merret tampon, Bino tha se shkak është bërë fluksi që ka pasur laboratori shtetëror. Përsa u përket pacientëve që mjekohen në auto-ambulanca, mjeku Skënder Brataj tha se kjo gjë është e vërtetë. Ai shtoi se auto-ambulancat qëndrojnë para spitaleve që tashmë nuk kanë më shtretër, dhe shërbejnë si mini-spitale. Brataj tha gjithashtu se pacientëve brenda një autoambulance nuk u mungon asgjë, dhe se në momentin që mbaron oksigjeni, marrin furnizim në çast.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 13:13

TIRANË– Shoqata e të Verbëve të Shqipërisë i ka dërguar një deklaratë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me rastin e Sinan Tafaj, i cili u vlerësua ...