Aktualitet

Shqipëria me tre ngjyra sipas ‘rrezikut’, 13 qytete kanë numrin më të lartë me të infektuar dhe janë në ‘zonën e

9 Nëntor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Shqipëria me tre ngjyra sipas ‘rrezikut’, 13 qytete kanë

TIRANË– Shqipëria është e ndarë tashmë në tre zona, me ngjyra të kuqe, portokalli dhe jeshile, sipas numrit të të infektuarve. Silva Bino, në konferencën me gazetarët, teksa lajmëroi masat e marra për futjen e Shqipërisë në karantinë të pjeshsme, ndau edhe qytetet sipas dendësisë së infektuarve. 

“Zonat e kuqe me incidecë të lartë nga 195-414 raste për 100 miëj banorë futen qytetet si: Fieri, Gjirokastra, Gramshi, Kavaja, Korça, Mallakastra, Mirdita, Përmeti, Puka, Saranda, Tepelena, Tirana dhe Tropoja. Zonat me portokalli kanë incidencë më të ulët nga 58-195 raste për 100 mijë banorë futen qytetet si: Berati, Devolli, Durrësi, Elbasani, Kolonja, Kucova, Kukësi, Kurbini, Lezha, Librazhdi, Lushnja, Peqini, Pogradeci, Skrapari, Shkodra dhe Vlora. Pjesa tjetër është zona jeshile, me shumë pak raste me të infektuar, me incidencë deri në 58 për 100 mijë banorë,”- tha Bino ndër të tjera. 

Shqipëria futet në karantinë të pjesshme. Nga data 11 nëntor, deri në datën 2 dhjetor, pas orës 22:00 deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje përveç shërbimeve të transportit. Edhe lokalet dhe restorantet, do të jenë të mbyllura në këto orare. Shkollat do të qëndrojnë hapur. Hapur do të jenë vetëm shkollat dhe shërbimet e transportit. Çdo javë do të ketë një rishikim të masave. Administrata nis punën nga shtëpia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 13:13

TIRANË– Shoqata e të Verbëve të Shqipërisë i ka dërguar një deklaratë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me rastin e Sinan Tafaj, i cili u vlerësua ...