Aktualitet

9 Nëntor 2020, 13:13 Nga DOSJA

TIRANË– Shoqata e të Verbëve të Shqipërisë i ka dërguar një deklaratë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me rastin e Sinan Tafaj, i cili u vlerësua nga KED si person me aftësi të kufizuara. Në shkresën e tyre, shoqata ka bërë me dije se është e vërtetë që Tafaj ka përfituar pagesën e verbërisë por është një e ardhur që i takon duke u bazuar në ligjet e shtetit. 

“Shoqata e të verbësve të Shqipërisë i ka vendosur në dispozicion Këshillit të Emërmeve në Drejtësi, borderotë origjinale të të gjithë pagesave të bëra për Sinan Tafajn për 20 vjet. KED ka gjetur si shkak për ndalim, faktin se Tafaj përveç pagës si i punësuar ka përfituar edhe pagesën e verbërisë. I kërkojmë KED të deklarohet se pagesa e marrë si i verbër dhe pagesa e marrë për shkak të pnësimit janë të ligjshme. Ose të argumentojë bazën ligjore mbi të cilën është marrë vendimi i ndalimit ndaj tij,“-shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Tafaj u skualifikua nga gara për Gjykatën Kushtetuese. Ai është shprehur se e kanë larguar nga gara pasi ishte i verbër. Tafaj pretendon se i përmbush të gjitha kritetet dhe se është shkarkuar për disa pasaktësi në deklarimni e pasurisë, të cilat do t’i sqarojë edhe pranë Administratives, përballje që ende vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese kandidatet e skualifikuar nga gara sinan tafaj gjykata kushtetuese kandidatet e skualifikuar nga gara sinan tafaj

Sondazh

Poll