Aktualitet

Pse presin qytetarët më shumë se 5 ditë për tamponin? Bino: Sepse në shtet ka fluks, privati nuk ka dhe e jep brenda 24 or

9 Nëntor 2020, 15:04 Nga DOSJA
Pse presin qytetarët më shumë se 5 ditë për tamponin?

TIRANË– Silva Bino, mjeke dhe pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve është shprehur se shumë pacientëve u është vonuar marrja e tamponit dhe përgjigjia e tij, për shkka të fluksit të madh që ka pasur në vend. 

E pyetur nëse në muajin dhjetor do të ketë një mbyllje totale, Bino tha se nuk bën dot parashikime por nëse masat e marra për karantinë e pjesshme zbatohen, atëherë kjo gjë mund të shmanget. 

Pjesë nga biseda

Gazetari: Qytetari pret më shumë se pesë ditë për kryerjen e një tamponi dhe shumë ditë qëndron pa marrë përgjigje…këto janë ditë të humbura kot. A do ketë mbyllje totale në muajin dhjetor?

Silva Bino: Çdo person që dyshohet se ka Covid-19 duhet të izolohet, ka marrë apo jo përgjigjen e tamponit. Spitalet private e japing më shpejt përgjigjen sepse nuk kanë fluks. Standarti ynë që të kemi një përgjigje brenda 24-72 orëve. Do rrisim numrin e testimeve. Këtë shifer, 1% e popullatës e kemi tejkaluar. Unë nuk bëj dot parashikime, e rëndësishme është që këto masa të marra të respektohen.

Shqipëria futet në karantinë të pjesshme. Nga data 11 nëntor, deri në datën 2 dhjetor, pas orës 22:00 deri në orën 06:00, nuk do të ketë asnjë lëvizje përveç shërbimeve të transportit. Edhe lokalet dhe restorantet, do të jenë të mbyllura në këto orare. Shkollat do të qëndrojnë hapur. Hapur do të jenë vetëm shkollat dhe shërbimet e transportit. Çdo javë do të ketë një rishikim të masave. Administrata nis punën nga shtëpia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 13:13

TIRANË– Shoqata e të Verbëve të Shqipërisë i ka dërguar një deklaratë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi lidhur me rastin e Sinan Tafaj, i cili u vlerësua ...