Aktualitet

OFL në Laç, tre të dënuarit duhet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

9 Nëntor 2020, 13:08 Nga DOSJA
OFL në Laç, tre të dënuarit duhet të deklarojnë

TIRANË-OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve për krime të ndryshme në zonën e Laçit. OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Ardit Ramaj, Arben Bajraktari, Edmond Gjinaj.

Ardit Ramaj banues në Mamurras, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Arben Bajraktari banues në Shemri, Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve”.

Edmond Gjinaj banues në Laç, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben bajraktari ardit ramaj edmond gjinaj ofl arben bajraktari ardit ramaj edmond gjinaj ofl

Sondazh

Poll